Fundoset varka në Kanalin Anglez, dyshohet për emigrantë të vdekur

Fundoset varka në Kanalin Anglez, dyshohet për emigrantë të vdekur

09:47, 14/12/2022
A+ Aa A-

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një gomone me emigrantë është përmbytur në Kanalin anglez pranë Kentit, ka thënë Agjencia Detare dhe Rojet Bregdetare.

Dyshohet se rreth 30 persona kanë rënë në ujërat e akullta në brigjet e Kentit.

Varkat e shpëtimit, ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare dhe një ambulancë ajrore janë dërguar për të ndihmuar me kërkimin.

Një varkë peshkimi është gjithashtu në zonë duke ndihmuar me shpëtimin, shtoi agjencia.

Helikopterët e Rojës Bregdetare HM nga Lydd dhe Lee on Solent dhe një nga Marina Franceze janë gjithashtu të përfshirë.

Thirrja emergjente për shpvtim erdhi pak pas orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Gazetari i BBC Simon Jones e përshkroi atë si një incident të madh që përfshin një varkë emigrantësh në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Meidat britanike shkruajnë se bilanci i personave që kanë humbur jetën mund të jetë i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco