Aksident në aksin Ballsh-Fratar, autoboti me naftë del nga rruga, bllokohet qarkullimi

Aksident në aksin Ballsh-Fratar, autoboti me naftë del nga rruga, bllokohet qarkullimi

16:18, 13/12/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Ballsh-Fratar, në vendin e quajtur ‘Ura e Kashit’.

Dyshohet se në rrugë është derdhur vaj ulliri dhe kjo ka bërë që një autobot që transportonte naftë të dalë nga rruga.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa po heton mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit qarkullimi është ngadalësuar qarkullimi.

Automjetet janë bllokuar në trafik, pasi aksi rrugor është tepër i frekuentuar pasi lidh qytetin e Ballshit me disa fshatra të Mallakastrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco