Sulmi në selinë e KQZ në veri, dyshohet për vepër terroriste, një muaj paraburgim për ish-policin serb

Sulmi në selinë e KQZ në veri, dyshohet për vepër terroriste, një muaj paraburgim për ish-policin serb

20:17, 12/12/2022
A+ Aa A-

Gjykata Themelore e Prishtinës caktoi masën e një muaji paraburgim për ish-policin serb të Kosovës, Dejan Pantiç. Institucioni i drejtësisë njoftoi se Pantiç dyshohet për “kryerjen e veprës penale terroriste”. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi më herët se dyshohet që ish polici të jetë autor i sulmit me bombë në selinë lokale të KQZ-së në veri dhe i sulmeve me armë ndaj zyrtarëve policore.

Lirimi i tij është një nga kushtet e serbëve lokalë dhe Beogradit për heqjen e pengesave në rrugët e veriut të Kosovës.

Situata në atje pjesë të vendit mbetet ende e brishtë. Ekipi i A2 CNN ka dëshmuar bllokadat në rrugë, ndërsa edhe disa shkolla janë mbyllur, po ashtu edhe dy pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut.

Sakaq, për të zgjidhur dhe këtë krizë të fundit, shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, po dërgon me urgjencë në rajon, ndërmjetësuesin Miroslav Lajçak. Misioni i tij është që të rikthejë qetësinë e paqen brenda 15 dhjetorit.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco