Një shqiptar identifikohet si kultivues i plantacionit të madh me kanabis që u zbulua në Greqi

Një shqiptar identifikohet si kultivues i plantacionit të madh me kanabis që u zbulua në Greqi

08:46, 14/11/2022
A+ Aa A-

Autoritetet greke kanë identifikuar një shqiptar si kultivues të plantacionit të madh me kanabis që u zbulua më 13 tetor në një sipërfaqe pyjore të shpyllëzuar prej nëntë hektarësh, në pemishtet e braktisura të Manastirit të Grave të Kanalonit, pranë Karya Elassonas.

Ndaj shqiptarit është ngritur një kallëzim penal për kultivimin dhe mbajtjen e lëndëve narkotike me qëllim trafikim, ndërsa ai nuk është emër i panjohur për autoritet. Megjithatë, Sigurimi po vijon hetimet paraprake, pasi konsiderohet e sigurt se ai nuk i ka ngritur vetë kafazet dhe rrjetin vaditës që ujiste tre parcelat e shpyllëzuara, në të cilat kultivoheshin 635 fidanë kanabis.

Në zonën e plantacionit u gjet kanabis me peshë totale 112 kg e 450 gram, por llogaritet se ishin kultivuar mbi 2000 bimë hashash. Oficerët e policisë konfiskuan valvola dhe injektorë, ndërsa mes mbetjeve u gjetën dy kasolle druri të përdorura nga autorët si strehimore të përkohshme, enë gatimi, veshje dhe mjete kultivimi. Të gjithë janë duke u ekzaminuar për gjurmët e gishtërinjve dhe materialin gjenetik dhe po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të mbetur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco