VIDEO/ Aksident në Vashtemi të Korçës, një pasagjere e lënduar

VIDEO/ Aksident në Vashtemi të Korçës, një pasagjere e lënduar

20:21, 13/11/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Vashtemi, në Korçë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se pasagjerja në njërin nga mjetet ka marrë lëndime por është jashtë rrezikut për jetën.

Pritet që ambulanca të mbërrijë për dërgimin në urgjencën e spitalit të Korçës.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2022, rreth orës 19:35, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtmi, Maliq, automjeti tip "BMW", me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin O. P., 20 vjeç. Për pasojë janë lënduar shtetasit F. I. dhe shtetasja S. I., pasagjerë në mjetin tip "Volkswagen", të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. 

Me drejtuesit e automjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco