Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Bilanci i Covid/ 1 vdekje dhe 31 raste të reja në 24 orët e fundit

Bilanci i Covid/ 1 vdekje dhe 31 raste të reja në 24 orët e fundit

19:32, 11/10/2022
A+ Aa A-

Një qytetar nga Tirana ka humbur jetën nga Covid.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin ditor të infektimeve të ditës së fundit.

Janë 31 raste të reja, të shënuara shumica në Tiranë dhe në disa qytete të vendit.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 769 testime, 31 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 56 të shëruar në 24 orët e fundit

11 Tetor 2022-Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 769 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto bashki:

23 në Tiranë, 2 në Përmet, nga 1 qytetarë në Shkodër, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec.

Janë 313 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetar 86 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,484 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 31

Të shëruar në 24 orë 56

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 769

Testime totale 1,987,626

Raste pozitive 331,388

Raste të shëruara 327,484

Raste Aktive 313

Humbje jete 3,591

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 215

Elbasan 27

Fier 19

Gjirokastër 13

Shkodër 10

Vlorë 9

Durrës 5

Dibër 5

Lezhë 4

Berat 3

Kukës 2

Korçë 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco