Qeni i policisë gjen 102 kg drogë në garazhin e shqiptarit në Itali

Qeni i policisë gjen 102 kg drogë në garazhin e shqiptarit në Itali

11:59, 12/09/2022
A+ Aa A-

Një depozitë me mbi 100 kilogram drogë në një garazh në Santa Croce sull’Arno (Piza” është zbuluar nga policia financiare.

77 kilogram hashash, 25 kilogram marijuanë dhe 7 gram kokainë u sekuestruan dhe pronari shqiptar i dërgesës u arrestua dhe u dënua me burg, raporton abcneës.al.

Zbulimi i bë gjatë aktiviteteve të parandalimit të shitjes së drogës në qendra e të rinjve. Gjatë kontrollit të një parku të vogël publik në Santa Croce sull’Arno, qeni i drogës Delphy, i çoi policët në derën e garazhit të një blloku apartamentesh.

Siç raporton Guardia di Finanza, shqiptari kishte precedentë të mëparshëm penalë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sasitë e mëdha dhe lloji i ndryshëm i drogës së sekuestruar i lejojnë hetuesit të supozojnë se personi i arrestuar mund të përfaqësojë një nga grumbulluesit kryesorë të drogës zonë. Hetimet për rastin janë duke vijuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco