Kinezi i akuzuar për mashtrim miliona euro, refuzon ekstradimin në Kinë, ja arsyetimi i tij

Kinezi i akuzuar për mashtrim miliona euro, refuzon ekstradimin në Kinë, ja arsyetimi i tij

10:14, 12/09/2022
A+ Aa A-

Shtetasi kinez Liangbin Chen i liruar pak ditë më parë nga gjykata për shkak të problemeve shëndetësore refuzon ekstradimin në Kinë.

 “BalkanWeb” shkruan se Che do të kundërshtojë ekstradimin drejt Kinës bazuar në një vendim të Parlamentit Europian i cili më 9 qershor 2022 ka vendosur të pezullojë të gjitha marrëveshjet e ekstradimit me Kinën dhe Hong Kongun.

Chen dyshohet se përmes mashtrimit kompjuterik ka vjedhur shumën prej 140 mln eurosh. Chen ka hequr dore nga shtetësia kineze që nga viti 2018. Ai mban pasaporte kamboxhiane.

Chen ndodhet në masën e arrestit në shtëpi prej së premtes dhe është vendosur në një banesë në Lundër. Prokuroria do të ankimojë vendimin e gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco