Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

Ekzekutimi i biznesmenit/ Dëshmia: E vrava, më kishte borxh dhe më dhunonte

Ekzekutimi i biznesmenit/ Dëshmia: E vrava, më kishte borxh dhe më dhunonte

11:43, 09/09/2022
A+ Aa A-

30-vjeçari, me banim në Mathi, i cili u ndalua nga karabinierët me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasjen e Fatmir Ara, 43- vjeçarit kontraktor ndërtimi, ka pranuar vrasjen.

Madje në dëshminë e gjatë të ridhënë për prokuroren e çështjes ai ka dhënë edhe një version që në fakt ende nuk dihet nëse e bind grupin hetimor. Sipas të dhënave që vijnë nga mediat italiane, bëhet me dije se ai ka dëshmuar se: “Po, unë e vrava! Ai më rrihte sa herë që unë i kërkoja borxhin që më kishte”! Ndonëse Prokuroria dhe Policia nuk kanë futur në dyshimet e tyre për asnjë moment sherr borxhesh të viktimës, për shkak se ai ishte një sipërmarrës i njohur në zonë, sërish e dyshojnë motivin për të cilin ka folur i prangosuri i tyre e për këtë shkak ata nuk ia kanë publikuar ende emrin.

Gjatë seancave të gjata të marrjes në pyetje është kërkuar me këmbëngulje të mësohen edhe personat e tjerë që kanë marrë pjesë në krim, pasi Policia dhe Prokuroria vijojnë të besojnë se kanë qenë të paktën 3 persona në vrasje, shkruan Panorama.

DËSHMIA

I riu nga Mathi ka mohuar të ketë pasur persona të tjerë në torturimin dhe vrasjen e shqiptarit, baba të dy fëmijëve. Ai iu ka treguar ekspertëve se bëhet fjalë për një borxh që viktima i kishte prej kohësh italianit, por pa treguar rrethanat në të cilën kishin hyrë në këtë marrëdhënie shqiptari dhe ky person. Duke qenë se ai ka saktësuar vendin ku kishte hedhur telefonin e Arës, dorashkat që kishte përdorur në krim, si dhe armën e zjarrit me të cilën i ka marrë jetën, italiani i prangosur ka pretenduar se do ta mbyllë me aq versionin e mirëmenduar të tij në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur gjithë qytezën.

Por përkundur rrëfimit të tij, janë edhe rrëfimet dhe të dhënat që kanë ardhur nga personat e tjerë që kanë lidhje me viktimën, dëshmi që në fakt kanë çuar grupin hetimor në dyshime mbi vërtetësinë e versionit të vrasësit italian. Mirëpo mësohet se ende po punohet mbi pamjet filmike të sekuestruara për të bërë të mundur të kuptohet numri i personave që kanë marrë pjesë ë vrasje, pasi ka dyshime të arsyeshme që bëhet fjalë për prishje pazaresh dhe jo çështje borxhi siç pretendon italiani-autor.

ARRESTIMI

Fatmir Ara u gjet i vdekur të shtunën e kaluar në fshatin San Carlo. Canavese. Pas një marrje të gjatë në pyetje, i dyshuari, siç sqarohet nga vetë karabinierët, ka modifikuar disa herë versionin e tij përpara hetuesve dhe prokurores Elena Parato derisa ka pranuar vrasjen, duke dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, të hedhur larg në distancë nga vendi ku është kryer krimi, dorezat e përdorura për kryerjen e vrasjes dhe arma. Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri” , ai u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos, pasi prej 2 ditësh ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco