Vdekja e 14-vjeçarit/ Familjes iu mbyt edhe një fëmijë, jetonin në mjerim

10:56, 11/08/2022
A+ Aa A-

Polumbarët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 14-vjeçarit, i cili u zhduk ditën e djeshme teksa po peshkonte. Ajo çka e bën më të rëndë këtë ngjarje është se kësaj familjeje i është mbytur një prej fëmijëve në lumin Seman. Sipas banorëve të zonës, fëmija është mbytur rreth 10 vite më parë.

14-vjeçari E. Sakaj ka qenë duke peshkuar në brigjet e lumit Seman ditën e djeshme rreth orës 19:00, por nuk është kthyer më. Dyshohet se 14-vjeçari ka hyrë në lumë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lumë. Në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale.

Banorët e zonës pohojnë se kësaj familjeje rreth 10 vite më parë u është mbytur një tjetër fëmijë. Ata shprehen se janë në kushte shumë të vështira ekonomike. Ata thonë se u është ndërprerë ndihma ekonomike, ndërsa i bëjnë thirrje shtetit që t’ua rikthejnë sërish pasi kjo familje e ka shumë të vështirë të sigurojë të ardhura, ndërsa edhe i zoti i shtëpisë ka ndërruar jetë.

“Janë shumë fukarenj, hallexhinj, babai i ka lënë, edhe një vëlla iu është mbytur para 10 vitesh. Me ndihmë ekonomike jetojnë, tani ua kanë ndërprerë, kanoçe mbledhin. Janë me kemp. Djali ishte shumë çun i mirë. Familje e mirë, e ndershme, fukarenj. Ai çuni pati punuar tek unë disa ditë më parë. Djalë i mirë, i zgjuar, punëtor. Ka qenë duke zënë peshk. Edhe ai si puna e këtij, aksidentalisht. Shteti të vërë dorë te kjo familje, se në këtë zonë është familja më e varfër. Nuk ngopin barkun me bukë, kanë marrë ndihmë më para, por tani nuk marrin”, shprehen banorët e zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco