Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Maliqin.
Dy persona janë zënë me njëri-tjetrin në fshatin Rrëmbec dhe më pas janë qëlluar me thikë.
Për pasojë, njëri prej tyre i identifikuar si Nesti Sotiri rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë.
Personi tjetër, autori i krimit Velo Azisllari, ndodhet i shtruar në spital.
Krimi dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Vëllai i autorit është shprehur para kamerave se është i tronditur, ndërsa tregon se ngjarjen e ka mësuar përmes televizionit.
“Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin” është shprehur vëlla i autorit, Pëllumb Hazisllari.
© SYRI.net