‘Donte një dyshe euro'/ Zbardhen përgjimet që çuan në arrestimin e gjyqtares dhe avokatit

‘Donte një dyshe euro'/ Zbardhen përgjimet që çuan në arrestimin e gjyqtares dhe avokatit

11:28, 27/07/2022
A+ Aa A-

Zbardhen përgjimet që ‘fundosën’ gjyqtaren Zamira Vyshku, e cila akuzohet për korrupsion.

Tashmë gjyqtarja Vushku ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’, pasi në bashkëpunim me avokatin Ilir Pashaj, kërkoi një shumë lekësh në këmbim të ndryshimit të masës për të arrestuarin Xhulio Musajin, i arrestuar për plagosje.

BW ka siguruar dosjen hetimore ku janë bërë përgjime ambientale dhe telefonike të gjyqtares dhe avokatit, por edhe të personave të tjerë të përfshirë në rastin korruptiv. Më poshtë sjellim disa pjesë nga dosja e prokurorisë, ku flet Taulant Ramollari dhe Andrea Tirana.

PËRGJIMET:

A: Sa do të merrja në telefon, prandaj thashë.

B: Jo re, pse?

A: Ee bana muhabet unë

B: Ça tha?

A: Një dyshe do.

B: Epo mirë.

A: Shqiptare.

B: Mirë.

A: I thashë unë me zor i kemi mbledhur, donte dy euro, i thashë nuk kam. Dy shqiptare, i thashë

B: He?

A: Thashë unë me zor i kemi mbledh, i thashë, dhjeçe, njëqindshe, njerëzit tanë i thashë unë.

B: Ehë.

A: Mirë tha ai nesër do marri një raport, do e anuloj gjyqin nesër.

B: Po pra.

A: E do shkoj unë ta marr raportin.

B: Dyshe do ia marrësh?

A: He se do e marr unë po nuk flas dot nëpër telefona o burrë po hë.

B: E mirë hajde pra

A: Takohemi në shtatë te kafja

B: Mirë hajde

A: Hajde, hajde natën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco