Detaje tronditëse/ Si nisi gjakmarrja: Autorit i vranë babanë, nëna iu vetëvra...

Detaje tronditëse/ Si nisi gjakmarrja: Autorit i vranë babanë, nëna iu vetëvra...

13:08, 24/01/2022
A+ Aa A-

Një vrasje tronditi Lezhën ditën e sotme.

Krimi i rëndë u regjistrua në fshatin Manati. Viktima është 65-vjeçari Lekë Lekëgjonaj.

Autori i krimit është 17-vjeçari Florian Përvathi. Ai e kreu krimin me një pistoletë me mulli.

Pasi e priti viktimën, ai e qëlloi dhe tentoi të largohet, por u arrestua nga policia.

Image

Blutë e Lezhës thonë se krimi ka ndodhur për gjakmarrje.

Gjithçka nis në vitin 2009, kur në Manati, përballë qendrës shëndetësore u ekzekutua 42-vjeçari Gjon Përvathi, babai i Florianit. Ai kishte disa ditë që kishte dalë nga burgu kur u qëllua për vdekje nga Ndue Lekëgjonaj, vëllai i viktimës së sotme.

Lekëgjonaj e qëlloi Përvathin nga një makinë në lëvizje. Ndërkohë i plagosur mbeti edhe Daniel Përvathi, vëllai i autorit të krimit të sotëm. Danieli u plagos pasi u godit me makinë nga autori i vrasjes.

Krimi mori përmasa edhe më të rënda, pasi pak pas ngjarjes, bashkëshortja e viktimës u vetëvra duke pirë helm për shkak t dhimbjes për humbjen e të shoqit.

Floriani ishte vetëm 4 vjeç kur ndodhi ngjarja e rëndë, por tani 17-vjeçari priti momentin për të marrë gjak ndaj vëllait të personit që i vrau babanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco