EMRAT/ Aksidentohet çifti me vajzën 5-vjeç, gruaja në gjendje të rëndë

EMRAT/ Aksidentohet çifti me vajzën 5-vjeç, gruaja në gjendje të rëndë

08:33, 03/01/2022
A+ Aa A-

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, ku kanë mbetur të plagosur pjesëtarët e një familjeje.

Të aksidentuar kanë mbetur një çifti i ri dhe vajza e tyre 5-vjeçe, ku bashkëshortja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa burri dhe vajza janë plagosur lehtë.

Të plagosur janë çifti Klaudio dhe Laureta Arapi, së bashku me të bijën, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 02.01.2022, rreth orës 21:05, në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe, dhe vajza 5 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco