40-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagosen bashkëshortja dhe vajza e mitur

40-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagosen bashkëshortja dhe vajza e mitur

23:27, 02/01/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë kur një 40-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar lehtë bashkëshortja e tij, 37-vjeçarja me inicialet L.A dhe vajza e tyre 5 vjeçe të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Xarrë, rreth orës 21:05.

Ndërkaq, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2022, rreth orës 21:05,  në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe,  dhe vajza 5 vjece, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco