VIDEO/ Aksident në Lushnje, 'Benzi' përplaset me 'Opel'-in, tre të plagosur, njëri rëndë

VIDEO/ Aksident në Lushnje, 'Benzi' përplaset me 'Opel'-in, tre të plagosur, njëri rëndë

16:48, 02/01/2022
A+ Aa A-

 Aksident në kryqëzimin e 'Savrës' 5 km nga Lushnja. Dy automjete janë përplasur ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. 

Në aksident janë përfshirë një automjet tip 'Benz' më targa AB836DS dhe një 'Opel Meriva' më targa AA256JU.

Aksidenti ka sjellë radhë kilometrike në dy kahet e lëvizjes nga Lushnja drejt Fierit dhe anasjelltas.

Perplasja ka qenë e fortë dhe 'Benzi' është ndalur në barrierën e rrugës në qendër të autostrades, ndërsa 'Opeli' ka përfunduar dhjetëra metra më tutje.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe për të disiplinuar trafikun e automjeteve. 

Mësohet se një prej të plagosurve nga aksidenti do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco