Afera e inceneratorëve, Lefter Koka nesër në gjykatë kërkon lirimin nga burgu

Afera e inceneratorëve, Lefter Koka nesër në gjykatë kërkon lirimin nga burgu

17:25, 01/01/2022
A+ Aa A-

Viti 2022 do të nisë në Gjykatën e Posaçme të Apelit me shqyrtimin e kërkesës së ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Ai u arrestua më datë 14 dhjetor 2021 për skandalin e inceneratorëve dhe po mbahet në paraburgimin 313.Avokatët kërkojnë që klienti i tyre të hetohet në një masë më të lehtë sigurie.

Fatmir Braka dhe Julian Mërtiri argumentojnë kërkesën bazuar në faktin se ish ministri nuk ka rrezikshmëri shoqërore.
SPAK akuzon Lefter Kokën për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion për incineratorin e Elbasanit.

Ndërkohë në kërkim janë dhe administratorët e firmave fituese të incineratorit, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

SPAK vijon hetimet edhe për incineratorin e Tiranës dhe Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sa te vije skandali rradhes do dali dhe ky01/01/2022 19:15

Sa te vije opo fabrikojet skandali rradhes do dali dhe ky si shoket e tij. Kur dilte lul berisha pse mos dali ky. Tani presim qe zani vlores dhe aldo rare te reflektojne e te lirohen me nis pune neper bashkite respektive.

Shto koment

Denonco