VIDEO-SYRI TV/ Fshatrat e Poliçanit vuajnë mungesën e rrugës: Shteti na ka harruar

VIDEO-SYRI TV/ Fshatrat e Poliçanit vuajnë mungesën e rrugës: Shteti na ka harruar

12:53, 16/12/2021
A+ Aa A-

Fshatrat e Poliçanit janë lënë prej 8 vitesh në harresë nga politikanët dhe kryebashkiakët. Mbi 2 mijë fermerë po shkojnë drejt falimetimit për shkak të mungesës së rrugës e cila pavarësisht se iu është premtuar në fushata elektorale deri më tani asgjë nuk është bërë.

Syri Tv

Fermerët e fshatrave të Poliçanit janë ngritur në protestë këtë të enjte për shkak të mungesës së investimeve nga pushteti vendor dhe qëndror.Njëzëri ata kërkojnë vetëm rregullimin e aksit rrugor Berat-Skrapar me gjatësi vetëm 17 km pasi rruga e degraduar po i penalizon tejmase.

Në 4 fshatrat rruga penalizon mbi 2 mijë banorë të cilët edhe pse kanë dërguar ankesa në bashki me dhjetra herë deri më tani askush nuk ka reaguar.

Fshatrat Tomorr, Karkanjoz,Lodhishte dhe Rabiak janë fshatra që merren me prodhime bujqësore dhe bagëti,por fermerët dhe blegtorët e zonës prej vitesh janë duke falimentuar për shkak të mungesës së rrugës.Janë vetëm 17 km rrugë që i lidh këto fshatra me asfaltin dhe shtrimi i kësaj rruge do të ndryshonte jetën e këtyre banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco