FOTO/ Kapen 65 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

FOTO/ Kapen 65 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

14:38, 26/10/2021
A+ Aa A-

Sekuestrohen 65 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga është kapur sot ne mesdite në Kostur.

Policia greke ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër për në brendësi të tokës greke. Mjeti fillimisht nuk i është bindur thirrjes së policisë, drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar.

Më pas mjeti është gjetur i braktisur dhe brenda tij 3 çanta me 65 kg 880 gram marijuanë.

Ndërkohë që janë identifikuar dhe shpallur në kërkim trafikantët, shqiptarë 19 dhe 30 vjeç.

Operacioni vijon ende për kapjen e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco