Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

VIDEO/ Pallati gati për shembje/ Banorët të shqetësuar për dëmshpërblimin: Nuk jemi njoftuar...

VIDEO/ Pallati gati për shembje/ Banorët të shqetësuar për dëmshpërblimin: Nuk jemi njoftuar...

12:11, 29/09/2021
A+ Aa A-

Një pallati në rrugën “Ymer Kurti” i është vendosur shiriti për shembje, pa asnjë lajmërim për banorët. 14 familje që banojnë prej shumë vitesh në këtë ndërtesë ngrenë shqetësimin se nuk përfitojnë asnjë dëmshpërblim edhe pse janë të pajisur me dokumenta. Këto lëvizje janë kryer pa njoftuar banorët, ndërkohë që çështja është ende në process gjyqësor.

14 familje që banojnë prej shumë vitesh në një pallat në rrugën “Ymer Kurti” në Tiranë, ngrenë shqetësimin se në mënyrë krejtësisht të lashtëligjshme sipas tyre dhe pa asnjë njoftim, bashkia ka vendosur shiritin për shembjen e godinës, nën pretendimin se është dëmtuar nga tërmeti. Ndërkohë banuesit aktualë nuk përfitojnë asnjë dëmshpërblim. Ata pretendojnë se janë falsifikuar dokumentat, teksa shprehen se që prej kohës kur janë vendosur në këtë pallat, disponojnë edhe dokumentacionet përkatëse për banesat.

Të gjitha lëvizjet janë kryer pa asnjë njoftim për banorët që jetojnë në pallat, ndërkohë që çështja është ende në proces gjyqësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco