Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Tiranë/ I moshuari vdes pasi bëri vaksinën kineze, shfaqi probleme me...

Tiranë/ I moshuari vdes pasi bëri vaksinën kineze, shfaqi probleme me...

11:09, 02/04/2021
A+ Aa A-

Një 74-vjeçare nga Berati ka humbur jetën një ditë pasi mori vaskinën kineze Sinovac. Sipas ekspertëve, e moshuara që vuante nga hipertensioni, pësoi trombozë.

Ndërsa një 88-vjeçar nga Tirana humbi jetën dy ditë pas vaksinës kineze. Ai mësohet se pati probleme me mushkërinë dhe pamjaftueshmëri me frymëmarrjen, raporton A2.

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë për A2 se vaksina “nuk është shkak i humbjeve të jetës dhe se jo çdo vdekje pas vaksinimit ka lidhje me të”.

Kurse mjeku Erion Dasho kërkon që të paktën përkohësisht, të ndërpritet procesi i vaksinimit në Shqipëri, me vaksinën CoronaVac.

Në një postim në Facebook, ai thotë: “Për shkak të të paktën dy vdekjeve të papritura midis personave që kanë kryer vaksinën CoronaVac (një prej të cilave rast i investiguar personalisht që humbi jetën një ditë pas vaksinimit), i rekomandoj Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit të COVID dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojnë përkohësisht fushatën e imunizimit me CoronaVac deri sa këto vdekje të investigohen dhe të provohen si të palidhura me vaksinën në fjalë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

komiteti i k02/04/2021 16:36

komiteti i partise ka hallin e fushates , te roje partia pa njerezit le te vdesin. si duket dhe per vdekjet shkaku do jete PD

Mondi02/04/2021 12:39

Te paret ne nje liste qe shpresojme te mos jete shume e gjate. Kronike e nje VDEKJE TE PARALAJMERUAR.

Shto koment

Denonco