Atentatorin e plagosur e çoi familja në spital, shokët e veshur si policë e dërguan në shtëpi

Atentatorin e plagosur e çoi familja në spital, shokët e veshur si policë e dërguan në shtëpi

17:42, 01/06/2020

Zbardhen të tjera detaje nga atentati mbrëmjen e së shtunës në Kurbin, ku Paulin Gjergji alias Markaj dhe Bujar Hasani alias Lika, u ekzekutuan me 5 plumba.

Kamerat e sigurisë të biznesit ku ndodhi ngjarja kanë filmuar gjithçka, ndërkohë në pamjet filmike tregohet se autorët kanë qenë katër, të maskuar dhe të veshur si policë. Nisur nga skema dhe organizimi ka dyshime të forta se ky atentat ka qenë i planifikuar dhe paguar nga persona të tjerë, që kanë konflikte me Bujar Hasanin dhe Paulin Gjergjin.

Nga atentati mbeti i plagosur njëri nga autorët, pasi Bujar Lika reagoi duke u kundërpërgjigjur me zjarr.

I plagosur nga tre të shtënat e Likës mbeti Kreshnik Tusha. Tre të tjerët që ishin në skuadër nuk e braktisën, por e morën në makinë me shpejtësi duke e dërguar në shtëpi. Pasi ka hequr rrobat e policisë që kishte veshur dhe maskën ai është dërguar nga familja në spitalin e Kurbinit duke pohuar se është vetëplagosur aksidentalisht, por pretendimi nuk është marrë për bazë nga organet.

Pritet që në ditët në vijim Kreshnik Tusha person i papunë nga Laçi, të merret në pyetje dhe t’i caktohet masa e sigurisë nga gjykata e Kurbinit. /shqiptarja.com Elton Qyno

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco