DETAJE/ Shoferi i Xhafajt, i vrarë apo i vetëvrarë? Ja sa plumba janë gjetur

DETAJE/ Shoferi i Xhafajt, i vrarë apo i vetëvrarë? Ja sa plumba janë gjetur

12:48, 30/06/2018
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme dhe Policia janë munduar të fshehin ngjarjen e rëndë të ndodhur në ambientet e Gardës së Republikës.  

Burime nga policia kanë bërë të ditur se është duke u përforcuar pista e vrasjes dhe po bie ajo e vetëvrasjes.

Të njëjta burime thonë se në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 1 plumb.

Bëhet fjalë për 7 plumba që janë gjetur në mur dhe një plumb në kokë të 31-vjeçarit Shkëlzen Qordja.

Deri më tani nga policia dhe Ministria e Brendshme mungojnë detaje zyrtare në lidhje me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gardës së Republikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 30/06/2018 14:21

Eshte shume e thjesht te gjesh se eshte vrasje apo vetvrasje. - Nje djal 31 vjec, me nje fizik te fuqishem, shofer i ministrit te rendit, nuk ka shanse qe te mendoj per vetvrasje..... - Edhe parkimet me ordinere sot jane te paisura me kamera, ky parkim nuk ka kamera, apo ishin jashte pune? - Ne kete parkim nuk munde hyj kuzhdo, kush ishte tjeter aty brenda? - Ku e ka kapur plumbi, sa plumba jane gjuajtur ? - Gezhoja eshte e pistoletes se tij apo jo ? - Perse ai duhet te perdori nje pistolet tjeter per tu vetvrar ? - E kujt eshte pistoleta tjeter qe eshte gjetur ? - Njerezit qe vetevriten, e lene arsyen e vetvrasjes, nuk ikin keshtu kot... - Ne cfare ore u fut shoferi ne parkim, ne cfare ore u gjet i vrar, nuk u degjua e shtena ? keto them une si nje qytetar injorant .....per ekpertet eshte me se e thjesht....mjer ai djal i ri e mjer prinderit e tij...ishlla te mos e shesin dhe ata per partin...

Shto koment

Denonco