Vrasja në Tiranë, detaje të reja, Ariela dhe Aldisoni 4 vjet të lidhur,  u ndanë 2 muaj më parë ….

Vrasja në Tiranë, detaje të reja, Ariela dhe Aldisoni 4 vjet të lidhur, u ndanë 2 muaj më parë ….

15:07, 23/01/2018
A+ Aa A-

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë  në portën e Fakultetit të Mjekësisë, ku një 23 vjeçar goditi për vdekje shoqen e tij 21 vjeçare dalin detaje te reja në lidhje me ngjarjen. Sipas dëshmive te të njohurve të çiftit mësohet se ata ishin te lidhur prej katër vitesh, marrëdhënie të cilës i ishte dhënë fund dy muaj më parë.

Zbulohen detaje te reja në lidhje  me ngjarjen tragjike të dy ditëve më parë, ku një 23-vjeçar qëlloi për vdekjen shoqen e tij 21 vjeçare dhe më pas veten.

Nga pyetja e të afërmve dhe të njohurve që kishte 23-vjeçari Aldison  Belulaj dhe 21 vjeçarja Ariela Murati, mësohet se çifti kishtë qenë i lidhur prej katër vitesh marrëdhënie të cilës mesa duket  21 vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund dy muaj më parë.

Nuk dihen shkaqet e ndarjes po mësohet se Ariela kishte vendosur që prej 10 ditësh të ndryshonte edhe numrin, gjë që mesa duket e ka acaruar më tej situatën

Ndërkohë që i riu, i cili  mendohet se ka siguruar ditën e ngjarjes armën e krimit, ka takuar ditën e ngjarjes Arielën ku pas një debati  me tone të larta e  ka qëlluar në kokë të renë, e cila mësohet se  madje i  ishte lutur, duke iu ulur në gjunjë që të mos e kryente këtë veprim.

Pas kësaj Aldisoni ka tentuar vetëvrasjen dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje te rëndë shëndetësore. 

Dy të rinjtë ishin nga Zharrëza e Fierit dhe  kishin studiuar në të njëjtin gjimnaz.

Aktualisht autori dhe familja e tij janë marrë në ruajtje nga policia për të shmangur ndonje hakmarrje të mundshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco