Incidenti me rojën e sigurisë, këngëtarja zbulon çfarë ndodhi në tapetin e kuq

Incidenti me rojën e sigurisë, këngëtarja zbulon çfarë ndodhi në tapetin e kuq

19:30, 24/05/2024
A+ Aa A-

Kelly Rowland, më në fund, ka folur për sherrin e saj me rojen e sigurisë në Festivalin e 77-të të Filmit në Kanë.

Gjatë intervistës së saj me Associated Press të enjten, këngëtarja 43-vjeçare shpjegoi se çfarë ndodhi në premierën e tapetit të kuq Marcello Mio më 21 maj, kur ajo u pa duke folur ashpër me një roje sigurie.

Ylli i Destiny’s Child u shpreh: “Ajo grua e di se çfarë ka ndodhur. Unë e di se çfarë ka ndodhur. Unë kam një kufi. Dhe unë u qëndroj këtyre kufijve. Dhe kjo është e gjitha”, tha Kelly për gazetën.

“Dhe kishte gra të tjera që morën pjesë në atë tapet, të cilat nuk më ngjanin dhe ato nuk u qortuan, nuk u shtynë, ose nuk u thanë të zbrisnin. Unë mbrojta veten dhe ajo ndjeu sikur duhej të bënte të njëjtën gjë. Por unë mbrojta veten. Dhe kaq”, shtoi ajo.

Incidenti ndodhi në tapetin e kuq të Palais des Festivals të martën, ku një roje sigurie e preku Kelly-n vazhdimisht në krah dhe e shtyu nga shkallët ndërsa ajo pozonte për fotografi.

Kelly humbi gjakftohtësinë dhe sulmoi rojen e sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco