Habiten pasagjerët, Kanye West dhe Bianca në klasin ekonomik të avionit

Habiten pasagjerët, Kanye West dhe Bianca në klasin ekonomik të avionit

10:22, 14/06/2024
A+ Aa A-

Reperi Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori, shokuan pasagjerët e një avioni në një fluturim të fundit. Përdoruesi i TikTok Brandon Doggett postoi një video të reperit dhe arkitektes të ulur në dy ndenjëse në rreshtin e parë të një avioni të vogël.

West i cili ishte në gjumë, kishte veshur një robdishan të bardhë të qendisur me emrin e tij, pantallona dhe këpucë. Ndërkohë Censori qëndronte në telefonin e saj, e veshur me një fustan të madh ngjyrë bezhë.

 

“Nuk prisja të shihja Kanye kur dola nga tualeti” ka shkruar Doggett në video.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco