Gisele sërish singel, ndahet me trajnerin 34-vjeçar të arteve marciale, Joaquim Valente

Gisele sërish singel, ndahet me trajnerin 34-vjeçar të arteve marciale, Joaquim Valente

14:37, 16/06/2024
A+ Aa A-

Sipas raportimeve të fundit, Gisele dhe Joaquim Valente nuk janë më çift. Sipas InTouch, Page Six dhe Daily Mail supermodelja dhe instruktori i jiu jitsu janë ndarë.

Daily Mail i referohet informacioneve nga burime, të cilat thonë që modelja 43-vjeçare dhe 34-vjeçari kanë dy muaj kohë që janë larg njëri-tjetrin.

The Roast of Tom Brady në Netflix thuhet se ka shkaktuar stres tek Gisele dhe Valente, ndërsa të njëjtat informacione tregojnë se atleti ka hasur në vështirësi të mëdha me ndjekjet e paparacëve.

Duke folur për InTouch, një person shumë i afërt me 34-vjeçarin tha: “Vëmendja ishte e tepërt për të. Joaquim është një djalë normal. Ai nuk është mësuar me gjithë këtë vëmendje që mori. Njerëzit filluan ta pyesnin nëse kjo ishte arsyeja e divorcit të tyre. Ai e urrente këtë.”

Reporteret e panë Valente me Gisele në shëtitje me fëmijët e saj që kur u njoftua divorci i saj nga ish-ylli i NFL Tom Brady në tetor 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco