Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Konventa e Republikanëve, çfarë solli? I ftuar: Enri Ceno

U kurorëzua Miss Universe Albania, Françeska Rustem zbulon tiparin për të cilin është bullizuar

U kurorëzua Miss Universe Albania, Françeska Rustem zbulon tiparin për të cilin është bullizuar

14:39, 16/06/2024
A+ Aa A-

Françeska Rustem ishte e ftuar në “Pardon my french” në Top Albania Radio, ku zbuloi më shumë për jetën e saj dhe kurorëzimin “Miss Universe Albania”.

Ajo zbuloi se ka një kauzë të rëndësishme dhe shumë personale, që është bullizmi. Françeska rrëfeu se është bullizuar në 9-vjeçare për një tipar që e karakterizon dhe që sot e ka kthyer në armën e saj më të fortë.

“Kauza ime është bullizmi, sepse e kam një kauzë personale. Kur kam qenë në shkollë, në 9-vjeçare, unë kam qenë vazhdimisht e bullizuar për tiparin tim të vetullave. Vetullat nuk i kam hequr, nuk i kam prekur asnjëherë. Gjatë gjithë kohës më kanë tallur, se i kam pasur edhe të bashkuara në fakt.

I kam hequr në moshën 16-17 vjeç. Madje dhe make up artistët më thonë që pastroji pak dhe unë u them që nuk i prek.

Kështu i kam dhe kështu dua të vazhdoj t’i mbaj. Më karakterizon. Mendoj që është një armë që unë tani e kam kthyer në armën time më të fuqishme dhe më veçon pak edhe nga vajzat e tjera.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco