Në postimin e fundit të Bebe Rexhës gjithë vëmendjen e mori mbishkrimi në gjuhën shqipe

Në postimin e fundit të Bebe Rexhës gjithë vëmendjen e mori mbishkrimi në gjuhën shqipe

14:40, 16/06/2024
A+ Aa A-

Bukuroshja shqiptare, me origjinë nga Dibra, ka ndarë me 12 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi provokuese, por vëmendjen e mori përshkrimi në gjuhën shqipe.

“Ku gjen më mirë?”- është kjo pyetja që bën Bebe Rexha në postimin e saj të fundit në Instagram. Dhe po, pyetja është në shqip.

Edhe pse ka lindur dhe është rritur në SHBA, Bebe vijon të ruajë një lidhje të fortë me vendin e saj. Ajo shpesh poston në mediat sociale postime, meme që lidhen me traditat e zakonet e shqiptarëve.

Madje, Bebe pati premtuar vitin e kaluar një këngë në shqip, por ende nuk është publikuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco