'Ndihem e bekuar që kam dikë…', Diola Dosti poston videon romantike me partnerin

'Ndihem e bekuar që kam dikë…', Diola Dosti poston videon romantike me partnerin

12:15, 14/06/2024
A+ Aa A-

Ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Diola Dosti, së fundmi ka ndarë me ndjekësit një video të ëmbël me partnerin e saj.

Një ditë më parë ajo është diplomuar në nutricion, dhe me këtë rast partneri, biznesmeni nga Kosova, Erolld Belegu, ka organizuar një festë.

Diola ka postuar në “Instagram” një video duke kërcyer dhe kënduar me partnerin e saj. Çifti duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa nuk ka munguar as një puthje pasionante mes tyre. Tashmë Diola ndihet e kompletuar me dashurinë dhe arritjet e saj profesionale, këtë ajo na e tregoi me dedikimin për partnerin e saj.

“Ti më bën të besoj në magjinë e dashurisë! Në një botë plot me gjëra të zakonshme, ndihem e bekuar që kam dikë aq të jashtëzakonshëm sa ti në jetën time. Faleminderit për çdo gjë dashuria ime”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco