Olta Gixhari rrëfen disa detaje nga pritja e ëmbël

Olta Gixhari rrëfen disa detaje nga pritja e ëmbël

13:45, 02/04/2024
A+ Aa A-

Olta Gixhari, përmes një telefonate, ka qenë e ftuara virtuale në “Big Brother Radio”, ku ndër të tjera, ka folur edhe për shtatzëninë, duke treguar detaje nga pritja e ëmbël.

Olta rrëfeu se ka marrë 16 kg peshë deri tanimë dhe me shumë gjasa, do të marrë edhe 4 të tjera. Ajo shtoi se është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe se do të lindë në qershor.

“Duhet të kem marrë 16 kilogramë besoj. Do shkoj besoj 20, patjetër. Sapo kam hyrë në muajin e tetë. Në qershor lind”.

Olta foli edhe për vendimin për t’u larguar nga “BBVA 2”, duke u shprehur:

“Ka qenë viti më intensiv i jetës time. Bëra eksperiencën më të çmendur dhe më të bukur dhe më të paharuesshme në jetën time. Sot ka qenë një “boom” videosh me 1 prillin tim të shkuar. U bëra pak nostalgjike. Për mua 1 prilli është një ditë që unë guxova dhe lashë shtëpinë për një arsye shumë më të madhe”.

Aktorja ndau edhe një mendim për situatën e Eglës brenda shtëpisë dhe për videon e shumëpërfolur, ku konkurrentja shfaqet e izoluar në një dhomë të bardhë.  Ajo e dha intervistën më 1 prill, në përvjetorin e largimit të saj nga “BBVA 2” dhe mendon se nuk beson se Egla do të rikthehet vërtet në reality show: “Duke qenë se është ‘1 Prilli’, nuk besoj që do kthehet vërtet mbrapsht. Besoj që është një gënjeshtër e ‘1 Prillit’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco