Artisti rumun i hip-hopit akuzohet se po u prish mendjen të rinjve!

Artisti rumun i hip-hopit akuzohet se po u prish mendjen të rinjve!

10:24, 12/08/2023
A+ Aa A-

Një reper rumun ka shkaktuar nje dallge indinjate – dhe ka fituar pakëz përkrahje njëkohësisht – pasi adoleshentë kënduan bashkë me të vargjet me përmbajtje gangsterizmi dhe tërbimi në një festival muzike në Transilvani. Gheboasa, një artist 21-vjeçar i muzikës hip-hop, emri i vërtetë i të cilit është Gabriel Gavris, përformoi në festivalin katërditor të muzikës elektronike në Cluj-Napoca.

Pas një vale zemërimi të madh në rrjetet sociale rumune dhe një debati të ashpër në media mbi kulturën për disa ditë më radhë, Gheboasa u dënua me gjobë për përdorimin e një gjuhe e cila e prishi paqen dhe ofendoi publikun, thote REL. Ai tha se do të ankohet ndaj vendimit.

Zemërimi publik ka të bëjë kryesisht me mizogjininë e perceptuar, lartësimin e dhunës dhe drogës, si dhe racizmin e stereotipat etnikë – çështje të cialt e kanë pushtuar botën e hip-hopit dhe muzikës rep të mbizotëruar nga meshkujt për dekada.

Reagimet e ashpra bënë që Gheboasa të gjobitej me 222 dollarë, për “fyerje të rende, shprehje fyese apo vulgare, që kanë mundësi ta pengojnë rendin publik dhe paqen, apo të nxisin zemërim mes qytetarëve, ose ta ofendojne dinjitetin ose nderin e tyre”.

Image

Policia e Cluj-Napoca i kërkoi, po ashtu, Këshillit Kombëtar për Luftimin e Diskriminimit që, “ta analizojë paraqitjen e Gheboasas, fjalët dhe shprehjet e përdorura nga ai, për të parë nëse ka pasur shkelje diskriminuese apo anti-shoqërore”.

Gheboasa u përgjigj në rrjetet sociale duke i akuzuar autoritetet se e gjobitën për shkak të, “syve të bukur” që ka dhe sepse ai është “cigan”. Gheboasa u rrit në një komunitet rom në një lagje të varfër të Targovistes, një qytet 80 kilometra larg nga kryeqyteti, Bukuresht, dhe foli për fëmijërinë e vështirë të rrethuar nga dhuna dhe varfëria. Ai i kaloi vitet e fëmijërisë nën kujdestari, për shkak se babanë e kishte në burg, ndërsa nëna e kishte braktisur menjëherë pas lindjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco