Barbie ndikon edhe te meshkujt, pas publikimit të filmit rritet numri i djemve që bëjnë…

Barbie ndikon edhe te meshkujt, pas publikimit të filmit rritet numri i djemve që bëjnë…

15:45, 09/08/2023
A+ Aa A-

Që pas publikimit “Barbie” po korr suksese të një pas njëshme, jo vetëm nga ana e përfitimeve financiare por ky film ka një ndikim shumë të madh edhe tek njerëzit.

Numri i meshkujve kanë vazhduar të marrin trajtime kozmetike është rritur me shifra marramendëse që pas publikimit të filmit “Barbie”.

Djemtë në Mbretërinë e Bashkuar, të frymëzuar nga Ryan Gosling, i cili ka rolin e Ken sipas një raporti nga TMZ, tani janë shumë të intresuar për kujdesin ndaj fytyrës dhe produkteve kozmetike.

Image

Sipas revistës Fortune, Botox është një nga procedurat kozmetike më të kërkuara te meshkujt.

Sipas raportit të ‘Shoqatës Amerikane të Kirurgëve Plastikë’ (ASPS) në vitin 2020, kërkesa për kirurgji estetike të meshkujve u rrit me 29 për qind që nga viti 2000 deri në 2018, raportoi MM+M Magazine.

Ndërmjet viteve 2000 dhe 2020, ngritja e vitheve dhe implantet e faqeve shënuan rritjen më të lartë prej 1,616 për qind dhe 644 për qind kërkesat e meshkujve.

Tregu i kozmetikës në Mbretërinë e Bashkuar tani vlerësohet të jetë me vlerë 500 milion£, ndërsa Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë vëren se ‘Brotox’ është rritur me 400% që nga viti 2000.

Nga ana tjetër sipas TMZ, ‘Barbie’ ka ndikuar gjithashtu edhe në preferenacat e femërave, një sallon bukurie raportoi një rritje prej 83% të kërkesave për flokë bjonde.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco