Pas Getinjos, Vivien bën lëmsh rrjetin me postimin e saj, ka një kërkesë për të gjithë ndjekësit

Pas Getinjos, Vivien bën lëmsh rrjetin me postimin e saj, ka një kërkesë për të gjithë ndjekësit

12:19, 05/04/2023
A+ Aa A-

Getinjo dhe Vivien i kanë dhënë fund lidhjes së tyre? Kjo është pikëpyetja e fundit që po qarkullon në rrjet. Shkak për këtë lajm u bënë disa statuse të reperit në Instagramin e tij ku njoftoi se po vuante një fazë depresioni.

Ndonëse përmendi se gjithë kjo gjendje e tij nuk ka të bëjë më ish-banoren e “BBVK”, ai sërish la të kuptojmë që i kanë dhënë pak kohë njëri-tjetrit.

Në lidhje më këto aludime së fundmi ka reaguar edhe Vivien Thano duke postuar një foto në “videocall” më Getinjon.

“Truri im ka nevojë për pak qetësi. Ju lutem na respektoni.”, ka shkruar ajo.

Image

“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Ju dua. Qëndroni pozitivë. Dhe sa i përket lidhjes me Vivin. S’ka të bëj me këtë punë asgjë. Thjesht kam nevojë të rri vetëm dhe të bëj një pushim nga të gjitha gjërat. Dashuri”-shkruante Getinjo nga ana tjetër.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco