Camilla zyrtarisht 'mbretëreshë', shikoni ftesën zyrtare për kurorëzimin e Charles

Camilla zyrtarisht 'mbretëreshë', shikoni ftesën zyrtare për kurorëzimin e Charles

12:14, 05/04/2023
A+ Aa A-

Përgatitjet kanw filluar në Britaninë e Madhe për ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla më 6 maj.

Mbretëresha Elizabeth mund ta ketë quajtur Camilla "Queen Consort" në fjalimin e saj të fundit gjatë festimeve të Jubileut V të Platinumit , por ka ardhur momenti kur për herë të parë ajo vetë merr titullin e saj tashmë zyrtar, me vendim të mbretit Charles, i cili ka nevojë për të si një mbretëreshë. 

Pak më parë u bë publike ftesa zyrtare e kurorëzimit , e cila do t'u dërgohet 2000 personaliteteve në mbarë botën, të cilët do të përbëjnë kongregacionin e asaj dite në Westminster Abbey ku do të zhvillohet ceremonia.

Ftesa e kurorëzimit është projektuar nga Andrew Jamieson , një artist dhe ilustrues, puna e të cilit është frymëzuar nga temat kalorësiake të legjendës Arthuriane. 

Kjo nuk është hera e parë që një artisti i kërkohet të dizenjojë diçka për familjen mbretërore dhe kjo pasi ai i përket stafit të Crown Office.

Puna origjinale e ftesës është pikturuar me dorë me bojëra uji me gouache (ngjyra uji) dhe dizajni do të riprodhohet dhe printohet në karton të ricikluar me detaje fletë ari. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco