Pas mesazhit të Johnny Depp, vjen reagimi i ish-bashkëshortes

Pas mesazhit të Johnny Depp, vjen reagimi i ish-bashkëshortes

18:31, 08/06/2022
A+ Aa A-

Gjyqi i famshëm midis Johnny Depp dhe Amber Heard përfundoi një javë më parë.

Pas shtatë javësh seanca, gjykata vendosi në favor të yllit të “Pirates of the Caribbean”. Mirëpo mesa duket sulmet dhe akuzat kundrejtë njëri-tjetrit nuk morën fund me përfundimin e këtij procesi.

Një ditë më parë, Johnny Depp u shfaq në rrjetin social TikTok me një mesazh falënderimi kundrejtë fansave të tij.

Image

“Për të gjithë mbështetësit e mi më të çmuar, besnikë dhe të palëkundur. Kemi qenë kudo bashkë, kemi parë gjithçka bashkë. Së bashku kemi ecur në të njëjtën rrugë. Ne bëmë gjënë e duhur së bashku, dhe gjithçka falë interest tuaj. Dhe tani, të gjithë së bashku do të ecim përpara. Faleminderit! Me dashuri dhe respekt,”-shkruante Depp krahas videos.

@johnnydepp

To all of my most treasured, loyal and unwavering supporters. We’ve been everywhere together, we have seen everything together. We have walked the same road together. We did the right thing together, all because you cared. And now, we will all move forward together. You are, as always, my employers and once again I am whittled down to no way to say thank you, other than just by saying thank you. So, thank you. My love & respect, JD

♬ Stranger - Love Joys

Pas këtij reagimi të aktorit holliviudian, të gjithë ishim sy e veshë tek Amber Heard. Aktorja ka qëndruar në qetësi, deri në këto momente ku edhe ajo ka bërë një deklaratë me anë të zëdhënësit të tij.

“Ndërsa Johnny Depp thotë se ai është duke ecur përpara, në fakt të drejtat e grave po ecin prapa,”-thotë zëdhënësi i aktores.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco