Beniada: Mua Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë...

Beniada: Mua Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë...

08:09, 22/02/2022
A+ Aa A-

Beniada Nishani është një nga ish-banoret më të dashura nga publiku. Ndonëse “Big Brother VIP” ka disa ditë që ka mbaruar, publiku për të vazhdon të ketë interes të madh.

Së fundmi, modelja ka dhënë intervistën e parë pas daljes, ku ka folur ndër të tjera lidhur me shoqëritë e krijuara në format, duke thënë se ka shumë njerëz me të cilët dëshiron të ruajë kontaktet, si Big Mama, Arditi, Einxhel etj.

Për sa i përket Donaldit, ajo theksoi se e vlerëson shumë atë si karakter, duke thënë se i vetmi ‘problem’ që ai ka është se e përdor shumë zemrën.

“Mua Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë. Është super djalë, por ka një problem që emocionohet shumë, luan me zemër dhe kur përdor zemrën mund të vritesh. Donaldi ka shumë karakter të fortë por s’kam patur ndonjeherë ndonjë lloj pëlqimi apo afrimiteti nga ana e zemrës, vetëm e kam vlerësuar si njeri”, ka deklaruar Beniada për “Ftesë në 5”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco