VIDEO/ Egjipti i konsideron heronj ‘Faraonët’ pas eliminimit në Botëror, pritje madhështore në El Alamein

VIDEO/ Egjipti i konsideron heronj ‘Faraonët’ pas eliminimit në Botëror, pritje madhështore në El Alamein

16:42, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kombëtarja e Egjiptit është pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm në El Alamein pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, ku u eliminua në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës. Avioni special i EgyptAir me futbollistët dhe stafin teknik u ul në aeroportin e qytetit, ku qindra tifozë me flamuj dhe pankarta kishin dalë për t'i përshëndetur.

Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror Al Qahera treguan atmosferën festive, ndërsa lojtarët u pritën me duartrokitje dhe brohoritje. Brenda terminalit, futbollistët firmosën autografe dhe u takuan me tifozët, përpara një fotografie gjigante nga ndeshja dramatike ndaj Argjentinës.

Pas daljes nga aeroporti, kombëtarja u shoqërua me autobusë të hapur nëpër rrugët e El Alameinit, mes mijëra qytetarëve që festonin paraqitjen e ekipit në Botëror. Në mbrëmje është planifikuar një ceremoni e madhe në nder të skuadrës, e cila do të kalojë një ditë në qytet përpara se të udhëtojë me autobus drejt Kajros.

Nesër, futbollistët dhe stafi teknik do të priten nga presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah Al Sisi, në një ceremoni zyrtare.

Megjithëse u eliminua në fazën e 1/8-ave, media egjiptiane e ka cilësuar ecurinë e kombëtares në Kupën e Botës si "një rrugëtim të jashtëzakonshëm", duke vlerësuar paraqitjet e skuadrës, ndërsa nuk kanë munguar as kritikat për disa vendime të arbitrave gjatë ndeshjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco