Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës. Pas ndeshjeve të 9 korrikut, FIFA ka publikuar listën e futbollistëve me më shumë fitore në historinë e Botërorëve, ku argjentinasi kryeson i vetëm me 21 suksese.
Pas tij renditen Kylian Mbappe dhe Miroslav Klose me nga 17 fitore secili.
Sulmuesi francez ka arritur këtë shifër në vetëm 20 ndeshje, duke regjistruar një mesatare mbresëlënëse prej 0.85 fitoresh për takim, më të lartën mes lojtarëve në krye të kësaj renditjeje.
Në vendin e katërt qëndron legjenda braziliane Cafu me 16 fitore, ndërsa me nga 15 suksese renditen Wolfgang Overath, Ronaldo, Philipp Lahm, Bastian Schweinsteiger dhe Lothar Matthäus.
Top 10 plotësohet nga një grup i madh emrash me nga 14 fitore: Lucio, Franz Beckenbauer, Olivier Giroud, Antoine Griezmann, Per Mertesacker, Hugo Lloris, Paolo Maldini dhe Manuel Neuer.
Messi ka arritur 21 fitore në 31 paraqitje në pesë Botërorë, ndërsa Mbappe ka grumbulluar 17 fitore në vetëm tri pjesëmarrje (2018, 2022 dhe 2026), duke konfirmuar statusin e tij si një nga futbollistët më dominues në historinë e turneut.
Me Francën tashmë në gjysmëfinalen e Botërorit 2026, Mbappe ka mundësinë të ngjitet edhe më lart në këtë renditje historike, ndërsa Messi mbetet ende standardi që të gjithë synojnë të arrijnë.
Renditja
Lionel Messi – 21 fitore
Kylian Mbappe – 17 fitore
Miroslav Klose – 17 fitore
Cafu – 16 fitore
Wolfgang Overath – 15 fitore
Ronaldo – 15 fitore
Philipp Lahm – 15 fitore
Bastian Schweinsteiger – 15 fitore
Lothar Matthäus – 15 fitore
Lucio – 14 fitore
Franz Beckenbauer – 14 fitore
Olivier Giroud – 14 fitore
Antoine Griezmann – 14 fitore
Per Mertesacker – 14 fitore
Hugo Lloris – 14 fitore
Paolo Maldini – 14 fitore
Manuel Neuer – 14 fitore
© SYRI.net