Donald Trump po e mund Joe Biden-in me votuesit e arsimuar

Donald Trump po e mund Joe Biden-in me votuesit e arsimuar

14:48, 06/05/2024
A+ Aa A-

Një sondazh e nxjerr Donald Trump-in kandidatin e preferuar në mesin e votuesve me arsim të lartë dhe më të ulët. Një sondazh i ActiVote me 953 votues të mundshëm zbuloi se Trump-i, kandidati i supozuar republikan për vitin 2024, është para Biden-it në një garë presidenciale kokë më kokë me 5.4 pikë (52.7% ndaj 47.3).

Kur rezultatet shtjellohen më tej, zbulohet se Trump po e mposht presidentin mes atyre me vetëm arsim të mesëm (51-49%), si dhe atyre me një diplomë kolegji (54-46%) dhe atyre me diplomë universitare (53-47%).

Rezultatet janë shenja më e fundit paralajmëruese për Biden-in teksa ai kërkon rizgjedhjen kundër Trump-it në nëntor. Sipas një "exit poll" të CNN të bërë në zgjedhjet e vitit 2020, 55% e të diplomuarve zgjodhën të votonin për Biden, krahasuar me 48% që votuan për Trump-in. Republikani ishte ende kandidati i preferuar midis atyre pa arsim universitar në 2020 (50-43%).

Rezultatet, të cilat u publikuan me 30 prill, mbërrijnë pak para se Biden-i të kundërshtonte fort protestave pro-palestineze studentore në Universitetin e Columbia-s në Nju Jork dhe kampuset në të gjithë vendin.

"Protestat e dhunshme nuk mbrohen; protestat paqësore, po. Dhuna është e jashtëligjshme. Shkatërrimi i pronës nuk është protestë paqësore. Është kundër ligjit," tha Biden të enjten. "Vandalizëm, shkelje, thyerje xhamash, mbyllje të kampuseve, duke detyruar anulimin e orëve të mësimit dhe të diplomimit – asnjë nga këto nuk është protestë paqësore".

Gjetkë, sondazhi i ActiVote zbuloi gjithashtu se Trump ka një epërsi të madhe ndaj Biden-it në mesin e votuesve ruralë (68-32%) ndërsa presidenti është shumë më i preferuar në mesin e votuesve urbanë (64-35%).

Biden gjithashtu fiton ngushtë në mesin e votuesve të rinj të moshës 18-29 vjeç (52% deri në 48), si dhe ata të moshës 65 vjeç e lart (51-49%). Trump është kandidati i preferuar midis atyre të moshës 30-49 vjeç me 10 pikë (55-45%) dhe 14 pikë nga ata të moshës 50-64 vjeç (57-43%).

"Trump fiton me burrat, ndërsa Biden fiton me gratë. Të dy fitojnë një shumicë të madhe të atyre që janë të lidhur me partinë e tyre, ndërsa Trump kryeson mes të pavarurve," shkroi drejtori i përgjithshëm dhe bashkëthemeluesi i ActiVote Victor Allis ndërsa ndante rezultatet.

"Biden duket se po ecën mirë me votuesit me ngjyrë (88% mbështesin kundrejt 81 në sondazhin tonë të mëparshëm), por problemet e tij vazhdojnë me votuesit latinë, prej të cilëve 40% e mbështesin Trump-in, dukshëm më shumë se në vitin 2020.

Sondazhi i ActiVote u krye mes 13 dhe 30 prillit mes 953 votuesve të mundshëm për zgjedhjet presidenciale. Rezultatet kanë një marzh mesatar gabimi prej 3.2%.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco