Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë ndër vite

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë ndër vite

08:57, 16/05/2024
A+ Aa A-

Kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua dhe u plagos të mërkurën, duke u bërë lideri më i fundit evropian që u vu në shënjestër për vrasje.

Ndërsa tentativat për vrasjen e liderëve në Evropë kanë qenë relativisht të rralla në 50 vitet e fundit, një numër politikanësh të shquar evropianë kanë qenë objektiv i sulmeve në dekadat e fundit, raporton Reuters

Zoran Gjingjiq, 2003

Kryeministri serb Zoran Gjingjiq u vra në mars 2003 në Beograd. Gjingjiq ishte një politikan pro-perëndimor që udhëhoqi përmbysjen e autokratit Slobodan Millosheviq në vitin 2000.

Image

Ana Lind, 2003

Ministrja e jashtme e Suedisë dhe politikania kryesore socialdemokrate Anna Lind u plagos për vdekje në një therje me thikë në një dyqan në qendër të Stokholmit në shtator 2003. Sulmuesi u arrestua dy javë më vonë dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Vrasësi i saj, Mijailo Mijailoviq është me origjinë nga Serbia.

Image

Zhak Shirak, 2002

Presidenti francez Zhak Shirak i mbijetoi një atentati në korrik të vitit 2002 teksa po shikonte paradën e Ditës së Bastiljes. Sulmuesi qëlloi me një plumb në drejtim të tij, por nuk arriti ta qëllojë.

Image

Pim Fortuyn, 2002

Një politikan i njohur holandez i cili ishte kritik ndaj imigracionit dhe Islamit, Forteyn u vra në maj 2002, nëntë ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Ai u vra nga një aktivist për të drejtat e kafshëve.

Image

Wolfgang Schäuble, 1990

Politikani gjerman Wolfgang Schäuble mbeti pjesërisht i paralizuar pasi u qëllua tre herë gjatë fushatës vetëm disa ditë pas ribashkimit të Gjermanisë në 1990.

Image

Olof Palme, 1986

Kryeministri socialdemokrat suedez Olof Palme u qëllua për vdekje në një rrugë në qendër të Stokholmit në shkurt të vitit 1986 teksa po shkonte në shtëpi me gruan e tij pas një mbrëmjeje në kinema.

I dyshuari, i cili u dënua në vitin 1988, u shpall i pafajshëm në apel.

Image

Margaret Thatcher, 1984

Kryeministrja britanike Margaret Thatcher, e njohur si “Zonja e çeliktë”, i ka shpëtuar për pak një shpërthimi të madh në hotelin ku po qëndronte në Brighton të Anglisë. Anëtarët e Ushtrisë së Përkohshme Republikane Irlandeze (IRA) vendosën një bombë në hotel përpara konferencës së Partisë Konservatore.

Pesë persona humbën jetën nga shpërthimi.

Image

Papa Gjon Pali II, 1981

Papa Gjon Pali II u vra në sheshin e Shën Pjetrit në zemër të Vatikanit në maj të vitit 1981. Disa vite më vonë sulmuesi i tij kërkoi dhe mori faljen nga presidenti italian Carlo Ciampi.

Image

Aldo Moro, 1978
Ish-kryeministri dhe presidenti i kristiandemokratëve italianë, Aldo Moro, u rrëmbye nga anëtarët e grupit militant të ekstremit të majtë Brigada e Kuqe në mars 1978, të cilët kërkuan lirimin e një të burgosuri në këmbim të lirimit të tij. Dy muaj më vonë ai u gjet i vdekur në bagazhin e një makine.

Image

Luis Carrero Blanco, 1973

Menjëherë pasi u bë kryeministër i Spanjës, Luis Carrero Blanco u vra në një bombë në rrugë në Madrid nga grupi militant nacionalist bask ETA.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco