Presidenti gjerman: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, i rëndësishëm edhe për vetë Europën

Presidenti gjerman: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, i rëndësishëm edhe për vetë Europën

13:17, 30/04/2024
A+ Aa A-

Presidenti gjerman, Frank- Walter Steinmeier ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor.

 

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar me presidentin çek Petr Pavel, në Pragë, ai u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Europian është në interes strategjik për Gjermaninë, por edhe për vetë BE-në.

“Jam i sigurt se anëtarësimi në BE ka ndryshuar Republikën Çeke, por Çekia ka ndryshuar edhe Bashkimin Evropian. Edhe sot, zgjerimi i BE-së është me interes qendror strategjik për Gjermaninë, Çekinë dhe Bashkimin Evropian. Gjermania qëndron pranë perspektivës së anëtarësimit të vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco