Digjet ikona ‘Kështjella e Harry Potter’ në Odessa, pesë persona u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën

Digjet ikona ‘Kështjella e Harry Potter’ në Odessa, pesë persona u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën

12:49, 30/04/2024
A+ Aa A-

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe më shumë se 32 janë plagosur pasi një raketë ruse goditi kështjellën e Odesës, pjesë e akademisë juridike të njohur si "Kështjella e Harry Potter".

Pamjet që qarkullojnë nëpër botë tregojnë ndërtesën ikonike të përfshirë nga flakët. Është një ndërtesë e stilit gotik dhe pamjet që tregojnë atë të përfshirë nga flakët janë vërtet befasuese.

“Ne po shqyrtojmë llojin e raketës. Ekzaminuesit mjekësorë kanë vazhduar me vlerësimin e nevojshëm për këtë qëllim. Të gjitha shërbimet, si dhe shërbimi i emergjencës shtetërore, po punojnë në këtë moment për të eliminuar pasojat e sulmit me raketa. Një tjetër krim lufte”, tha Dmytro Plentechuk, një zëdhënës i Forcave Jugore të Ukrainës.

Një guvernator rajonal tha se mes të plagosurve kishte fëmijë, si dhe një grua shtatzënë. Në fakt, tetë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një fëmijë katërvjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco