Estonia akuzon Rusinë për shkelje të rregullave ndërkombëtare duke bllokuar sistemin GPS

Estonia akuzon Rusinë për shkelje të rregullave ndërkombëtare duke bllokuar sistemin GPS

12:31, 30/04/2024
A+ Aa A-

Estonia akuzoi Rusinë për shkeljen e rregullave të hapësirës ajrore ndërkombëtare duke ndërhyrë në sistemin e saj GPS dhe ministri i jashtëm i vendit baltik tha se do ta diskutonte çështjen me partnerët e tij në NATO dhe Bashkimin Europian.

Finnair njoftoi të hënën, se po pezullonte përkohësisht fluturimet e saj në Tartu, në Estoninë lindore, për një muaj për shkak të ndërhyrjes së vazhdueshme GPS që pengoi uljen e dy fluturimeve.

Linja ajrore finlandeze tha se nuk e dinte se nga erdhi ndërhyrja, por në të kaluarën ajo ka raportuar probleme të ngjashme pranë enklavës ruse të Kaliningradit dhe kufirit lindor të Finlandës me Rusinë.

“Ndërhyrja GPS në hapësirën ajrore të Estonisë nga Federata Ruse ka prekur aviacionin civil në rajonin tonë.

Duke vepruar kështu, Rusia po shkel rregullat ndërkombëtare”, tha ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna.

Tsahkna tha se Estonia do të diskutojë çështjen me vendet e tjera të NATO-s dhe BE-së dhe e ka diskutuar tashmë atë me homologët e tij në Letoni, Lituani, Finlandë dhe Suedi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco