Franca zgjedh 'gjethin' në vend të 'gjedhit' për Olimpiadën e Parisit: Shumica e vakteve, pa mish Lojërat Olimpike të Parisit përqafojnë kuzhinën vegjetariane

Franca zgjedh 'gjethin' në vend të 'gjedhit' për Olimpiadën e Parisit: Shumica e vakteve, pa mish

11:36, 30/04/2024
A+ Aa A-

Ju jeni ajo çka hani: sportistëve olimpikë të Parisit iu ofrohet menuja pa mish.

Me 60% të ushqimit të shërbyer për publikun pa mish dhe 80% me burim vendas, Lojërat Olimpike të Parisit po vendosin një standard të ri për qëndrueshmërinë mjedisore.

Foie gras. Biftek tartari. Bourguignon viçi. Blanquette de veau. Këmbët bretkoce. Kërminj.

Le të jemi të vërtetë, Franca nuk është veçanërisht e njohur për kuzhinën e saj miqësore vegane. Në fakt, francezët konsumojnë dy herë më shumë mish se mesatarja globale, duke u mburrur me konsumin më të lartë të mishit të viçit për banor në Evropë.

Por organizatorët e Olimpiadës së Parisit po kërkojnë të ndryshojnë skenarin. Ata po prezantojnë një ofertë të paprecedentë të kuzhinës vegjetariane, duke tejkaluar çdo gjë të parë në Lojërat e mëparshme. Qëllimi është të tregohet se Franca tani është më shumë për "gjethe" sesa "mish viçi".

Është njoftuar se 60% e ushqimit të shërbyer për publikun e gjerë gjatë aktivitetit do të jetë pa mish dhe 80% e të gjitha pjatave do të vijnë nga prodhimet vendase në Francë.

“Është gjithashtu përgjegjësia jonë të edukojmë njerëzit që do të angazhohen në Paris 2024”, tha presidenti i Paris 2024, Tony Estanguet në një deklaratë.

“Është një detyrë kolektive tani të ndryshojmë zakonet tona dhe patjetër të reduktojmë gjurmën tonë të karbonit. Pra, kur blini ushqim në ambientet e takimit, duhet të provoni edhe ushqimin vegan që shërbehet, sepse për sa i përket shijes është shumë i mirë.”

Pra, çfarë ka në menu?

Image

Në foto: Kremi barishtor me qiqra nga shefi francez i Michelin, Alexandre Mazzia.

Restoranti në fshatin olimpik të atletëve, i cili do të shërbejë 40,000 vakte në ditë dhe është i hapur 24 orë, do të bëhet restoranti më i madh në Tokë me hapësirë për 3,500 persona të uritur.

33% e ushqimit do të jetë me bazë bimore dhe për herë të parë, rreth 15,000 sportistë do të hanë nga pjatat që lahen, në vend të atyre  njëpërdorimshe.

Sodexo, kompania përgjegjëse për mbikëqyrjen e kateringut në fshat dhe vende të tjera të Lojërave në Paris, ka zbuluar disa artikuj në menynë e një restoranti ku do të ketë ushqime të krijuara nga disa prej kuzhinierëve më të njohur të Francës.

Ofrimi i i një prekjeje "argëtuese, të shijshme dhe të shëndetshme" në pjata është çelësi i punës, tha Alexandre Mazzia, restoranti AM i të cilit në Marsejë fitoi tre yje Michelin. Ai prezantoi një recetë me qiqra të grimcuara me barishte dhe një salcë peshku të tymosur.

Image

Në foto: Kuzhinieri francez me tre yje të Michelin, Alexandre Mazzia i restorantit "AM" në Marsejë prezanton pjatën e tij me pomade me qiqra barishtore gjatë konferencës për media, 9 maj 2023

Kuzhinierë të tjerë kanë prezantuar pjata, duke përfshirë një rizoto me quinoa dhe një mousse çokollate me mjedra.

Për herë të parë, një kompani zëvendësuese e mishit me bazë bimore, Garden Gourmet, një degë e Nestlé, është një sponsore Olimpike. Ajo do të ofrojë hamburgerë pa mish, falafel, copëza, fileto dhe "ton" me bazë bimore.

Fshati Olimpik do të ketë gjithashtu një furrë që prodhon "bagueta" të freskëta franceze - të cilat vitin e kaluar morën statusin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s - dhe bukë të tjera. Kroasanët dhe pasta të tjera do të jenë gjithashtu në dispozicion.

Ndonëse e gjithë kjo tingëllon mjaft e çuditshme, ka dhe një gjë tjetër: asnjë lloj pijeje alkoolike nuk do të shërbehet në fshatin olimpik./ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco