Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

09:17, 30/04/2024
A+ Aa A-

Iran/ Prezantohet një dron i ri kamikaz

Image

Ushtria e Iranit ka prezantuar një dron të ri kamikaz, i krijuar për të fluturuar dhe shpërthyer në një destinacion të caktuar. Droni i ri, të cilit nuk i është zbuluar ende emri, ngjan me dronin rus “Zala Lancet”. Irani hedh pretendimet se ka bërë përparime të mëdha në krijimin e dronëve gjatë viteve të fundit.

Në fakt, ky vend është një prej furnizuesve që i çon dronë Rusisë për luftën në Ukrainë, çka ka sjellë edhe vendosjen e sanksioneve kundrejt tij nga SHBA, Britania dhe Kanadaja.

Lufta në Ukrainë/ Rusia pushton një tjetër territor

Image

Ministria e Mbrojtjes në Rusi thotë se forcat ruse kanë marrë nën kontroll fshatin Novobakhmutivka, në lindje të Ukrainës. Gjithashtu, disa kohë më parë, ata morën edhe fshatin Semenivka, në lindje të Donetskut.

Oleksandr Syrskyi, gjenerali i Ukrainës, tha se në këtë pjesë të Ukrainës sulmet janë shtuar, rrezikohen tre territore dhe se trupat ukraine u rikthyen për të garantuar mbrojtjen e fshatrave. Ai shtoi se trupat ruse kishin arritur suksese taktike në zonat që kanë pushtuar.

Skoci/ Kryeministri jep dorëheqjen

Image

Kryeministri i Skocisë,  Humza Yousaf, ka dhënë dorëheqjen, pasi nuk arriti të ketë mjaftueshëm mbështetje në një votëbesim. Ai, në prezencën e gruas së tij, Nadia-s, u shpreh se i kishte nënvlerësuar kundërshtarët e tij. “Nuk jam i gatshëm të bëj tregti me vlerat e mia thjesht për të ruajtur pushtetin”, u shpreh ai i prekur.

Më tej, vijoi duke thënë se qeveria e tij duhet të drejtohej nga një person që sillte bashkim te deputetët. Humbja e Yousaf mund të çonte në zgjedhje të parakohshme në Skoci. Sa i përket dorëheqjes, ai do të vijojë qëndrimin në pushtet derisa të caktohet një tjetër kryemnistër.

Lufta në Gaza/ Antony Blinken shkon në Lindjen e Mesme

Image

Antony Blinken, sekretari amerikan i Shtetit, gjendet në Arabinë Saudite në vazhdën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit. Diplomati amerikan do të shkojë edhe në Izrael gjatë fundjavës, ku mendohet se do të ashpërsojë tonet ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, që të ndërmarrë hapa konkretë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza.

Blinken gjithashtu do të takojë edhe homologët e tij në Katar, Egjipt, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordani, për t’i çuar në një tjetër nivel bisedimet për armëpushim dhe qëndrueshmëri në Lindjen e Mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco