Porno në sallën e Kongresit amerikan/ Senatori Cardin reagon me zemërim

Porno në sallën e Kongresit amerikan/ Senatori Cardin reagon me zemërim

09:52, 19/12/2023
A+ Aa A-

Një senator amerikan reagoi me zemërim pasi një ndihmës i tij u filmua duke bërë seks në një nga sallat e Senatit.

Senatori Ben Cardin tha se ndihmësi i tij është shkarkuar nga detyra.

“Jam shumë i zemëruar, i zhgënjyer. Është një shkelje e besimit,” tha ai.

I pyetur se si ndihmësi i tij kishte akses në një sallë të seancave dëgjimore të Senatit, Cardin tha se këto janë çshtje personale.

“Gjatë fundjavës kam mësuar për këtë gjë dhe i sigurova që të merren hapat e duhur,” shtoi ai.

Në qendër të skandalit seksual që ka tronditur Kongresin amerikan është edhe një politikan gjerman.

Sipas gazetës gjermane BILD, një politikan gjerman i Socialdemokratëve, ish-punonjës i Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, ka filmuar veten duke bërë seks në një dhomë të seancave dëgjimore me punonjësin e Kongresit, Aidan Maese-Czeropski.

Videoja shokuese nga zemra e demokracisë amerikane po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Maese-Czeropski, punonjës pranë senatorit amerikan Ben Cardin, shihet me veshje erotike dhe në të pasme ka vendosur një foto të Kapitolit.

“Jam gati për të ngrënë një salçiçe të madhe gjermane,” thotë ai.

Ky i fundit është fotografuar në të shkuarën duke pozuar dhe bërë fushatë me presidentin amerikan, Joe Biden.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco