Video/ Pamje të frikshme, një peshkaqen gjigant sulmon anijen e një peshkatari

Video/ Pamje të frikshme, një peshkaqen gjigant sulmon anijen e një peshkatari

11:17, 16/05/2023
A+ Aa A-

Një peshkatar ka filmuar momentin e frikshëm, kur varka e tij u sulmua nga një peshkaqen.

Scott Haraguchi po lundronte me një anije kajaku dhe po peshkonte në det të hapur në Windward Oahu, Hawaii. Aksidentalisht ai kishte lënë të ndezur kamerën e tij GoPro. Ai nuk e dinte se kamera e tij do filmonte momentin kur peshkaqeni e sulmoi atë.

Në video shihet se peshkaqeni i madh i cili del nga uji, hidhet mbi anijen.

Haraguchi gjithashtu dëgjohet duke bërtitur për ndihmë, pasi përjetoi një gjendje paniku kur u përball me peshkaqenin. Fatmirësisht, ai arriti ta largonte peshkaqenin duke e goditur me këmbë në kokë.

Një peshkaqen tigër mund të arrijë mbi pesë metra në gjatësi. Incidenti vjen pasi një tjetër burrë thuhet se u sulmua dhe u vra nga një peshkaqen teksa lundronte e në brigjet e Australisë Jugore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco