Sekuestrohet 2.4 tonë kokainë në Australi me vlerë 635 milionë euro/ Në pranga 12 persona

17:18, 04/03/2023
A+ Aa A-

Një sasi rekord prej 2.4 tonë kokainë është kapur në Australi.

Kjo sasi e madhe kokaine vinte nga Meksika dhe policia vendase arriti në sekuestrimin e saj pas një operacioni disa mujor.

Sipas mediave vendase, kjo është sasia është më e madhe e kokainës e gjetur ndonjëherë në vend, me një vlerë deri në 635 milionë euro.

Sipas the Guardian ky operacion ka nisur që në nëntor, kur policia ra në gjurmët e 2.4 tonë drogë nga një anije në Amerikën e Jugut që i përkiste një karteli meksikan. Trafikantët nuk e kishin idenë se ngarkesa ishte pikasur nga policia dhe prisnin që ajo të mbërrinte në Australi.

Policia australiane u informua se droga do të mbërrinte më 28 dhjetor dhe se bashkëpunëtorët australianë të trafikantëve po e prisnin. Policia zhvilloi një operacion që çoi në nëntë arrestime në Perth, Australia Perëndimore.

Në fillim të janarit u kryen arrestime të tjera, ndërsa nga hetimet u gjetën drogë dhe para të gatshme në posedim të anëtarëve të bandës. Në total, autoritetet kanë kryer 12 arrestime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco