VIDEOLAJM/ Audienca shpërthen me të qeshura me gënjeshtrat e Lavrov

10:49, 04/03/2023
A+ Aa A-

BILD

Gënjeshtrat e tij janë kaq të pacipa, sa vështirë që një dëgjues mund të përmbajë veten...

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, u përqesh nga audienca në një panel diskutimi në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të G20 në Nju Delhi të Indisë.

I pyetur nga një e pranishme se si e ka ndryshuar lufta në Ukrainë, politikën energjetike të Rusisë, mashtruesi Lavrov viktimizoi vendin e tij: “E dini, lufta që ne po përpiqemi t’i japim fund, dhe që ka nisur kundër nesh duke përdorur ukrainën...”

Por e gjithë salla në hotelin luksoz Taj Palace shpërthen në të qeshura. Madje dikush dëgjohet duke i thënë ministrit: Hajde, hajde, duke shpresuar se Lavrov do të kuptonte se çfarë gënjeshtrat të qarta kristal po përpiqej që t’i shiste si të vërteta para audiencës.

Sepse sigurisht që është e qartë: ishte shefi i Lavrov, diktatori i Kremlinit, Vladimir Putin, ai që u dha trupave të tij urdhrin për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt 2022. Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky nuk e filloi luftën, por Kremlini.

Por gënjeshtari Lavrov nuk tregon asgjë, thjesht vazhdon fjalinë e tij edhe pas të qeshurave.

Dr. Adrian Haack, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer në Nju Delhi, tha për BILD: “Atmosfera ishte në të vërtetë shumë serioze, por shpërtheu krejt papritur e qeshura. Lavrov e ka humbur lidhjen me realitetin”.

Tomi Huhtanen, drejtor i qendrës Martens në Bruksel, tha për BILD: “Ai dukej arrogant dhe i lodhur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco